Skandaloze përzgjedhja e kandidatëve për punësim në spitalin e Kërçovës


Në redaksinë e portalit Pa Censurë ka arritur një letër nga disa student Kërçovarë dhe dokumenta se si është bërë diskriminim gjatë punësimit, në spitalin e Kërçovës.

Portali Pa Censurë ua sjell të plotë letrën e studentëve dhe ne fund dokumentat se si studentja Besmira Ramadani edhe pse e ranguar e para nuk është pranuar.

Letra nga disa student Kërçovarë

Te nderuar qytetar te Republikes së  Maqedonis te nderuar student,te nderuar prinder,te nderuar,mërgimtar,te nderuar vëllezër dhe motëra,me keqardhje te thell ju paraqesim diskriminimin qe u behet kuadrove,studentëve tanë që me mund dhe sakrific kan kryer me sukses studimet e qe kur vjen momenti per tu punesuar pushteti aktual ben padrejtesi dhe diskriminim,qe mund ta shihni me posht te paraqitur ne foto ne konkursin e shpallur ne spitalin e Kerçoves…

Kandidati me 64 pike nominohet
Punesohet kandidati me 55 pikë.

Kandidati me dy fakultet te kryera njekohesisht mjeksinë dhe juridikun qe është në list e para dhe me maksimumin e pikeve largohet nga lista…
Ja pse vdesin pacientet, te afermit tan,ja pse shendetsia ne RM,eshte në këtë nivel qe çdo kush nga ju ka pasur rastin te shohë dhe perjetoj se si trajtohen te sëmurët.
Kjo dukuri vjen si pasoj e ktyre diskriminimeve qe ndodhin,besoj qe chdo kush nga ju ket e ka vrejtur,e ka perjetuar me te afermit e tyre dhe e sheh qart dita-dites….

Ja pse ka ardh deri te migrimi…
Shikoni se si pushteti diskriminon dhe dënon rinin nga ky vend…
Kjo eshte mjerim,kjo eshte mekat,kto qe bejn ket diskriminim jan te pa shpirt kto nuk besojnë Zot…

Te nderuar student mundi juaj do të kompenzohet ne ket menyr…
Rruga juaj pas studimeve do te jet gurbeti…

Ky pushtet qe ne e mbajm 17 vite na vret dhe na debon luan me djersen dhe hakun ton…
O ju që bëni këtë padrejtesi na tregoni a përseri duhet te heshtim,edhe nga kjo që po bëni përseri sduhet ta ngrem zerin…
Po jemi ne dhe familjet tona qe gjithë këto vite lobuam për ju,ua mundesuam qe ju te na udhëhiqni,e qe gjeneratat e reja te prosperojnë.
Nuk ju votuam qe te na diskriminoni…
Pse e beni ket a mund te na tregoni…?
Ne bëm për ju shumeçka ne ua mundesuam ate qe ju sot e keni dhe e keni nga ne…
Ju ate na e kompenzoni me dëm dhe diskriminim….

Te nderuar prinder ju flijoni per fëmijet tuaj,ua mundësoni stdimet me shume mund,ndani kafshaten e gojës për të shkolluar fëmijet tuaj,por ama, vjen nje moment femijet tuaj diplomojn dhe ju ndjeheni krenar per arritjet e tyre,mirepo pas diplomimit per ju prindër të nderuar vjen një realitet i hidhur…
Pas gjithe kësaj sakrifice pushteti diskriminon dhe dëbon femijet tuaj atje larg ne mergim per ju e gjithe krenaria shendrrohet ne vuajtje dhe merzi…

Te nderuar mërgimtar ne që jemi ketu posaçerisht studentet tash arrijme qe te  ju kuptojn se pse keni qen te detyruar te migroni,tash me kuptojm se kush ka qen faktori qe ju ka debuar nga vendjindja dhe memedheu….
Andaj me posht mund te shihni qart dhe dukshem se çka ndodhe ne ket shtet dhe nga ky pushtet….

Rangimi i të kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve

Baby Boo