Shpërthim në një xhami, të paktën 30 të vdekur!


Të paktën 30 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm të premten brenda një xhamie myslimane shiite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar, tha policia.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe të lënduarit po dërgohen në spital. Ne po hetojmë natyrën e shpërthimit, por dukej si një sulm vetëvrasës”, citoi Reuters të ketë thënë oficeri i policisë Mohammad Sajjad Khan.

Shpërthimi ndodhi brenda një xhamie në Kocha Risaldar të Peshawarit.

Në mesin e të vrarëve ishte një zyrtar policie, citoi gazeta oficerin e policisë së kryeqytetit (CCPO) të Peshawarit Ijaz Ahsan të thoshte.
Raportohet se zona ishte e mbushur rreth kohës së lutjeve të së Premtes.

Baby Boo