Shpërndanë citate kuranore në manifestimin e një tyrbeje në Gjakovë, arrestohen dy persona


Dy persona janë arrestuar të premten pasi dyshohet se kanë shpërndarë material me citate kuranore në një festë tradicionale në tyrben ‘Pula’ në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.

Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

lajmi.net

LAJMI I RI

I mituri plagos shokun aksidentalisht në Pejë, kjo është gjendja e të lënduarit…

Shpërndanë citate kuranore në manifestimin e një tyrbeje në Gjakovë, arrestohen dy persona

LAJME
06/05/2022 19:46
Dy persona janë arrestuar të premten pasi dyshohet se kanë shpërndarë material me citate kuranore në një festë tradicionale në tyrben ‘Pula’ në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë.

Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ai tha se dy të dyshuarit të cilët kanë shpërndarë materiale janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

“Sot me date 06.05.2022 gjatë një manifestimi tradicional në tyrben ”Pulë” ne fsh. Babaj Bokes, ku prezent kanë qenë mijëra të pranishëm janë hasur dy te dyshuar të cilët ishin duke shpërndarë material propagandues me citate kuranore, duke shfaqur mos pajtim me festën e cila ishte duke u zhvilluar. Personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacion policor – Gjakovë, janë intervistuar ne prezencën e avokateve mbrojtës, dhe me urdher te prokurorit te dyshuarit jane ndaluar ne dhomat e ndaljes per 48 orë”, tha Gjurkaj.

Baby Boo