Shpërblehen 30 zyrtarë policorë për punën e tyre


Sot, janë shpërblyer tridhjetë zyrtarë policorë për rezultatet e arritura në punën e tyre gjatë vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kam nderin që si ministër i Punëve të Brendshme ta kem mundësinë të ndajë mirënjohje për gjithë atë që është realizuar periudhën e kaluar dhe me kualitet të veçantë për ata kanë treguar iniciativë në punë dhe kryerje të detyrave të punës gjatë vitit të kaluar, ku e gjithë kjo të verifikohet me ndarjen e vendimit për rritjen e shumës së pagës”, kështu tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ndarjen e sotme të tridhjetë vendimeve për të punësuarit në Njësi të ndryshme të MPB-së.

Ministri Spasovski theksoi se ky sukses dhe rezultatet e arritura do të paraqesin nxitje jo vetëm për ato, por edhe për kolegët e tyre që të punojnë në ngritjen e integritetit të shërbyesit policorë dhe të përballen me të gjitha sfidat profesionale me përkushtimin maksimal.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski shprehu bindje se të gjithë të punësuarit në MPB do të vazhdojnë me ritëm të ngritur të punës.

Baby Boo