Çairi me numrin më të madh të të infektuarve nga Komunat e Shkupit, 14 gjithsej


Komuna e Çairit rezulton me numrin më të madh të të infektuarve sa u përket Komunave të Shkupit, me gjithsejtë 14 të infektuar në 24 orët e fundit. Prej mbrëmë edhe kreu i kësaj Komune, Visar Ganiu gjendet në vetizolim, pasi kishte kontakt me person i cili është i infektuar me koronavirus, këtë e bëri publike vet Ganiu në profilin e tij në Facebook.

Pas Çairit radhitet Studeniçani me 5 të infektuar, Saraj 3 të infektuar, Gazi Babë 3, Kisella Vodë 3, Karposh 3, Aerodrom 2, Butel 2, Komuna Qendër 1.

Ndërkohë që nuk ka të dhëna për futbollistin e Shkëndijës të infektuar me Kovid-19, se në cilën Komunë banon.

Baby Boo