Shpejtësi ekstreme, policia u pezullon lejet e drejtimit 11 shoferëve


Policia rrugore ka vijuar edhe këtë fundjave kontrollet për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës, për parandalimin e aksidenteve.

Shpejtësia e matur me ane te radarëve varionte nga 166 km/h deri në 181 km/h. Nga kontrollet e realizuara gjatë natës së të shtunës 11 shoferëve u janë pezulluar lejet e drejtimit.

Gjithashtu policia u bën apel drejtuesve të mjeteve që të ecin brenda normave te lejuara për te shmangur përplasjet qe mund te kenë pasoja fatale.

Baby Boo