Përfundon Dasma e 45-të e Galiçnkut


Me realizimin e ritualeve dasmore dhe me kurorëzimin e çiftit Tanja Lepçeska, me prejardhje nga Galiçniku dfhe Zllatko Dimovski në tempull përfundon Dasma
tradicionale e Galiçnikut, një nga manifestimet më spektakolare kulturore në vend. Lepçeska nga mosha e saj pesëvjeçare merr pjesë në manifestim, ndërsa Dimovski thotë se është i gatshëm dhe se mirë i ka mësuar zakonet karakteristike për dasmën e Galiçnikut. Bashkësia lokale “Galiçnik” është organizator i manifestimit, ndërsa patronazh i sivjetmë është kryeministri Zoran Zaev, i cili sot do t’u drejtohet mysafirëve të pranishëm. Në Galiçnik do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrat i Punëve të Brendshme Olover Spasovski, i Kulturës Asaf Ademi, i Komunikimeve, Llogaridhënies dhe Transparencës Robert Popovski dhe ai i Diasporës Edemond Ademi, zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski dhe Koordinatori kombëtar për zhvillim të kulturës Robert Allagjozovski.
Dasma e Galiçnikut sivjet mbahet për të 45 herë me radhë, ndërsa filloi mbrëmë me vendosjen e bajrakut dasmor dhe aktin simbolik të “qitjes” së tre pushkëve nga shtëpia e dhëndrit (vila (“Dosta”). E ëma e tij i pret familjet dhe farefisin me bukë shtëpie dhe me qyp në dorë, ndërsa pastaj e udhëheq vallen e vjehrrës.Viitorët do të mund të ndjekin mbi 30 zakone të cilat do të realizohen gjatë ditëve të dasmës. Në manifestim do të marrin pjesë rreth 100 statistë të veshur në veshje autentike të Galiçnikut, SHKA me rreth 30 pjesëmarrës, gjegjësisht gjithsej rreth 250 njerëz. Dasma e Galiçnikut nga Agjencia për Mbështetje të Turizmit është shpallur për manifestim më i
suksesshëm turistik për vitin e kaluar.

Baby Boo