Katër tërmete të reja: Toka ka vazhduar të lëkundet pas tërmetit të fortë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë


Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi mbrëmë Greqinë veriore, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës. Tërmeti është ndjerë edhe në pjesë të Maqedonisë.

Tërmeti goditi në një thellësi prej dhjetë kilometrash, gjashtë kilometra në veriperëndim të qytetit të Follorinës në rajonin grek të Maqedonisë Perëndimore, raportoi e përditshmja e Selanikut “Macedonia”.

Katër tërmete të tjera tronditën Greqinë pas kësaj, sipas faqes së internetit të Institutit Sizmologjik Evropian, me magnitudë 3.1 deri në 4.2 ballë.

Të dhënat e deritanishme thonë se ka vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar.

Baby Boo