Shpallja e gjendjes së krizës a nënkupton orë policore, sqaron Zaev


Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut pas mbledhjes së sotme i propozoi Qeverisë që të shpallë gjendjen e krizës. Por gjendja e krizës a nënkupton që do të zbatohet ora policore me qëllim të parandalimit të lëvizjes dhe evitimit të përhapjes së infektimeve me koronavirus.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes theksoi se Qeveria dhe institucionet e tjera janë të gatshme për një situatë të tillë. Sipas tij, institucioni ekzekutiv menjëherë do të diskutojë për shpalljen e gjendjes së krizës.

“Më së voni nesër mbrëma do të kemi mbledhjen dhe besoj se do të shpallim gjendje krize prej 30 ditëve”, tha Zaev. Ai tha se nuk përjashtohet mundësia për orë policore por kjo është në kompetencë të Komisionit.

“Gjendja e krizës nuk nënkupton edhe orë policore por nëse do të ketë nevojë do të miratohet edhe ajo”, tha Zaev. Ai tha se kapacitetet në spitalet ka dhe se kjo duhet të ndikoj tek qytetarët. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ka munguar ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, i cili vijon të kurohet nga koronavirusi.

Baby Boo