Mb*yti me duar foshnjen 9-muajshe, arre*stohet 46-vjeçarja nga Devolli. Si ndodhi ngjarja ho*rror në vitin 95


Finalizohet me sukses operacioni policor “Arratia”, ndërsa arre*stohet 46-vjeçarja e dë*nuar në Greqi, me 20 vite bu*rg, për veprën penale “Vr*asja me paramendim”.
Bëhet fjalë për shtetasen Irena Kostaki (Zeria), banuese në fshatin Miras të Devollit, e cila ka përfunduar nën pr*angat e policisë së Korçës.

46-vjeçarja është shpallur fajtore nga gjykata e Lamias në Greqi pasi mb*yti me duar një foshnje 9-muajshe.
Policia: Strukturat për Hetimin e Kr*imeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit me Zyrën e Interpol Tirana dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, finalizuan operacionin e koduar “Arratia”, si rezultat i të cilit u bë ekz*ekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ndalimin e shtetases në kërkim ndërkombëtar:
Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arr*est në bu*rg”, për veprën penale “Vr*asja me paramendim”.

Vendimi i Gjykatës greke
Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dë*nuar këtë shtetase me 20 vite bu*rg, për veprën “Vr*asja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vr*asja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Kjo shtetase, më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vr*arë duke e mb*ytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arr*atisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.
Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

Baby Boo