Shpallet lista përfundimtare e kandidatëve për President në Turqi


Shpallet lista përfundimtare e kandidatëve për President në Turqi
Gjashtë kandidatë do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, sipas listës përfundimtare të Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në Turqi.

Vendimi i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve u botua në gazetën zyrtare të dielën.

Kandidatët sipas rendit alfabetik janë Dogu Perinçek, Meral Aksener, Muharrem Ince, Rexhep Taip Erdogan, Selahattin Demirtas dhe Temel Karamollaoglu, shkruan AA.

Në muajin prill të këtij viti, parlamenti miratoi projektligjin për zgjedhjet e parakohshme më 24 qershor, duke forcuar hapin e Turqisë drejt sistemit presidencial.

Në prill të vitit 2017, votuesit në Turqi miratuan kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Baby Boo