Shoqëria digjitale është realitet, dërgohen miliona e-porosi dhe shpenzohen mijëra dollarë


Shoqëria digjitale mbetet realitet dhe transformimi është me rëndësi edhe për njerëzit dhe për kompaninë. Në një minutë dërgohen miliona e-porosi dhe shpenzohen mijëra dollarë, ashtuqë realiteti është se kompanitë gjithnjë e më shumë punojnë përmes internetit.

Këtë e ka porositur drejtorja e resurseve njerëzore për grupacionin A1, Eva Zetner në konferencën e dytë të sotme vjetore “Gruaja në erën digjitale” që mbahet në Shkup në organizim të kompanisë së telekomunikimit Vip.

“Shfrytëzuesit gjithnjë e më shumë digjitalizohen, nëse duam të jemi më afër me ta, domosdo të transformohemi. Çdoherë duhet t’i zgjerojmë aftësitë tona teknike dhe të jemi inovativ. Transformimi digjital është me rëndësi për njerëzit dhe kompanitë. Për shembull, vitin e kaluar për një minutë janë dërguar 185 milionë e- porosi dhe janë shpenzuar 860 mijë dollarë, ashtuqë realitet është se kompanitë gjithnjë e më shumë punojnë përmes internetit”, ka thënë Zetner.

Mislav Galer, drejtor ekzekutiv i Vip-it, ka thënë se si pjesë e grupacionit A1 janë të sigurt se kanë njohuritë e duhura dhe kapacitetet të krijojnë zgjidhje digjitale të pranueshëm për të gjithë, të cilat do të mundësojnë hyrje të papenguar në erën digjitale për të gjithë përdoruesit.

Ai ka potencuar se suksesi i gjithë procesit të digjitalizimit është faktori njeri dhe aftësia e tij për ndryshim të mentalitetit ndaj kohës digjitale në të cilin jetojmë.

Në konferencë fjalim ka pasur edhe ministri për Shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski i cili ka potencuar se sigurimi i infrastrukturës adekuate, rritja e kapaciteteve për zhvillim të zgjidhjeve teknologjike dhe digjitalizimit të proceseve janë vetëm një pjesë e përcaktimeve të Qeverisë në drejtim të zhvillimit të mëtejmë të shoqërisë digjitale.

“Prioritet i jonë kryesor në të ardhmen mbetet zhvillimi dhe promovimi i shoqërisë informatike, ndërsa në këtë drejtim është edhe përgatitja e planit operativ kombëtar për zhvillim të rrjeteve të shpejta dhe super të shpejta komunikuese elektronike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me realizim të së cilës shpresojmë se për 10 vite prej tani do të jemi udhëheqës në rajon”, ka thënë Mançevski.

Në kuadër të konferencës është mbajtur edhe panel diskutim ku qëndrimet e tyre në temën i kanë dhënë edhe gra të suksesshme nga sfera e biznesit dhe bashkësisë akademike.

Baby Boo