9 të vdekur dhe 150 raste të reja me COVID-19


Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit 150 persona janë infektuar me virusin korona, 9 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 30 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 277, të infektuarve në 5906, të shëruarve 2236, ndërkaq për momentin në vend kemi 3393 raste aktive.

“Kanë ndërruar jetë 9 persona: gjashtë nga Tetova dhe dy nga Shkupi. Nga Tetova kanë ndërruar jetë gjashtë persona mosha e tyre është: 58, 63, 60, 77, 72 dhe 69. Nga Shkupi kanë ndërruar jetë: një pacient 79 vjeçar, 58 dhe 81 vjeçar.” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit:

Shkup – 93
Tetovë – 12
Ohër – 9
Kërçovë – 8
Kumanovë – 7
Resnjë – 5
Prilep – 4
Gostivar – 3
Shtip – 3
Stugë – 3
Manastir – 1
Koçan – 1
Negotinë – 1
Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

Shkupi – 21
Tetova – 3
Shtipi – 3
Prilep – 2
Manastir – 1

Baby Boo