Shoku i Amdi Bajramit bën thirrje për ceremoni të madhe të varrimit


Bashkëpunëtori dhe shoku i ngushtë i Amdi Bajramit, Adnan Memed, mbrëmë përmes rrjeteve sociale bëri thirrje për një ceremoni varrimi masive që do të fillojë nga shtëpia e Bajramit në Butel në vendin e tij të prehjes së përjetshme.

Megjithëse Ministria e Shëndetësisë bëri apel për të mos kryer ritet e varrimit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit covid-19, sipas këtyre njoftimeve, ai nuk do të respektohet.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se Kryetari i “Lidhjes së Romëve”, Amdi Bajram, i cili ndërroi jetë më herët gjatë ditës, ishte i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19).
Në njoftimin e ministrisë theksohet se testi është bërë pas vdekjes së tij, duke shtuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje që varrimi të bëhet sipas protokolleve dhe të shmangen ceremoni, ndërsa u bëjnë thirrje që familjarët dhe të afërmit të bashkëpunojnë me autoritetet shëndetësore.

Baby Boo