Mijalkov vetëm në qeli për shkak të protokolleve shëndetësore


Sasho Mijalkov kaloi natën në Shutkë. Ai është vetëm në një qeli në njësinë e paraburgimit të burgut për shkak të protokolleve shëndetësore dhe janë marrë masa shtesë të sigurisë. “I paraburgosuri është vendosur në njësinë për mbajtjen e masës së parabur*gimit. Për të paraburgosurin janë ndërmarrë masa të përforcuara të sigurisë në përputhje me të gjitha procedurat dhe standardet e vendosura. Për më tepër kryhen kontrolle të shpeshta. Menjëherë pasi u pranua në institucion për shkak të protokolleve shëndetësore Sasho Mijallkov si të gjithë të arrestuarit e tjerë të rinj u vendos i vetëm.”

Mijalkov do të qëndrojë në Shutkë dy muajt e ardhshëm. Burime nga prokuroria për Alsat thonë se masa e paraburgimit për 60 ditë është e mjaftueshme dhe më pas ata do të shqyrtojnë opsionet e tjera që ai të mbetet në paraburgim. Arsyeja që paraburgimi i Mijalkovit të zgjat maksimalisht 60 ditë është për shkak të veprave penale për të cilat ai u akuzua kur zhvillohet një procedurë e shkurtuar gjegjësisht me një propozim akuzë ku afatet e paraburgimit janë të shkurtra. Sipas avokatit Jovan Joannidis pas përfundimit të parabur*gimit 60-ditor ndaj Mijalkovit në rastin “Target-Fortesa” mund ti shqiptohen masa të kujdesit.

“Tani le të kërkojë prokuroria ndonjë mënyrë, nëse ka. Megjithatë sipas Ligjit për Procedurën Penale, parabu*rgimi parashikohet të zgjasë 60 ditë pas shqiptimit të aktgjykimit që ishte”- deklaroi Jovan Joanidis, avokat. Ish-gjyqtarja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut Margarita Caca Nikollovska thotë se paraburgimi i caktuar për Mijallkovin ishte i pritur pas ngjarjeve të fundit.

“Duke marrë parasysh se kjo është masë përfundimtare, kur ju paraprakisht i zbatoni të gjitha masat dhe në rastin e fundit nëse nuk arrini zgjidhjen ose situatën e dëshiruar, përmes atyre masave, atëherë do të shkohet me masën përfundimtare, gjegjësisht masa e paraburgimit. Siç është fakti në këtë situatë”- pohoi Margarita Caca Nikollovska, ish gjykatëse në GJEDNJ.

Përveç në rastin “Target- Fortesa”, kundër Mijallkovit zhvillohen edhe disa procese tjera gjyqësore: “Titanik 2”, “Tortura” dhe “Thesari” .. Kundër Mijallkovit ka edhe një hetim aktiv në rastin “Perandoria”, ku ai dyshohet për pastrim parash.

Baby Boo