Shokon Gani Geci: Me paratë e luftës i vranë shokët e mi, tregon cilët ishin ata


Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar deklaratat e djeshme të Xhavit Halitit, i cili tha se jam angazhuar shumë që të mos vritet Bujar Bukoshi.

Reagimi i i Gecit është i ashpër i cili shkruan se kjo po dëshmon se në mesin e njerëzve të tyre ka pasur vrasës dhe se ata kanë mundur dikë me vra e dikë me shpëtu.
Sipas Gecit, dy shokë të tij iu vranë me parat e mbledhura gjatë luftës, me të cilat u paguan vrasësit me pagesë.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Deklarata e Xhavit Halitit se e ka shpëtu Bujar Bukoshin mos me e vra, është një e vërtetë që dëshmon se në mesin e njerëzve të tyre ka pasur vrasës dhe se ata kanë mundur dikën me vra e dikën me shpëtu.

Lista me emra të atyre që këta kanë pas në plan me i vra, ka qenë e gjatë dhe nuk kanë mund me shpëtu të gjithë, por dikush ka dhanë parë mos me u vra e me shpëtu. Unë e përgëzoj Xhavit Halitin që po e thotë të vërtetën, edhe pse gati 20 vjet me vonesë.

Sipas kësaj del se nuk ka mundur askush me ruajt as Ahmet Krasniqin e as mua sepse sipas Komunikatës nr 59 të Shtabit të Përgjithshëm, një pjesë e pareve të mbledhura për luftë, më vonë iu dhanë vrasësve me pagës për me i vra kundërshtarët politikë. Me këto pare mi kanë vra edhe dy shokët e mi, Besim Dajakun e Bekim Kastratin dhe mua më kanë plagosë.

Ai shtabi i Xhavitit e i Hashimit asnjëherë nuk u distancuan nga Komunikata nr.59 e shtabit të UDB-së brenda UÇK-së dhe asnjëherë nuk kërkuan falje për dëmet që komunikata Nr. 59 i shkaktoi familjes tonë ku si pasojë pati dy të vrarë e një të plagosur.

Më në fund u kuptua se ata që munden me të shpëtu, munden edhe më të vra!
Xhaviti e paska shpëtu Bujarin Bukoshin
Azem Syla e ka shpëtua Fahredin Gashin
Fatmir Lima e ka shpetu një person, emrin ia kam lexu në një letër në media.
Pra, këta edhe kanë pasë mundësi me të vra edhe me të shpetu!

Baby Boo