Eco Guerilla: Angjushevi sa më larg vendimmarrjes për Jugohromin


Nëpër një kumtesë nga organizata “Eco Guerilla” thonë se nuk besojnë në premtimet e Qeverisë dhe Jugohromit, për shkak se me vite kanë mashtruar.

“Kërkojmë që zv.Kryeministri Angjushev të tërhiqet tërësisht nga çdo vendim-marrje për Jugohromin, pasi ekzistojnë dyshime për implikime të mundshme korruptive dhe konflikt interesi. Ajo që ish të punësuar tregojnë se ai më herët ka qenë edhe drejtor i përgjithshëm i Jugohromit për disa muaj, japin hapësirë edhe më të madhe dyshimi për opinionin” thonë nga Eco Guerrila, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur. “Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor”. thonë nga Eco Guerila duke shtuar se përse Qeverisë do shqetësohet nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara.

Në fund ata shtojnë se pa një mbikëqyrje te rreptë nga ekspertë të pavarur dhe sigurimin që përsëri si në të kaluarën nuk do të helmohen qytetarët dhe fëmijët e Tetovës, ne nuk do të lejojmë rihapjen e këtij vrasësi famëkeq.

Baby Boo