Shoferët që vijnë për pushime në Shqipëri, të kenë kujdes për gjobat në këto rrugë!


Nuk janë të pakta ata qytetarë nga Shqipëria apo Kosova që i drejtohen plazheve shqiptare në fundjavë apo në ditët në vijim, por të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm që të mos shkelin shpejtësinë e drejtimit të automjetit, pasi numri i patrullave policore është rritur e kësisoj është shumë e kollajtë që të gjobitesh.

Me rritjen e fluksit të turistëve edhe policia e shtetit shqiptar ka nisur shtimin e patrullave që monitorojnë trafikun dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në akset më kryesore të vendit.

7 prej këtyre akseve monitorohen në mënyrë të vazhdueshme dhe bëjnë pjesë në ato rrugë që të çojnë drejt pikave turistike. Rrugët në fjalë janë autostrada Tiranë Durrës, ku vetëm në dy ditët e fundit janë pezulluar rreth 40 leje qarkullimi për shkak të shpejtësisë.

Akset e tjera ku ka patrulla të shumta ndodhet në Elbasan, Fier, Vlorë e Gjirokastër. Në të gjitha këto vende ku ndodhen dhe rrugët nacionale, policia është stacionuar me radarë për matjen e shpejtësisë, ndaj dhe pushuesit duhet të tregohen të kujdesshëm që të mos shkelin rregullat e qarkullimit dhe ato të shpejtësisë.