Pasi hoqi taksën ndaj Serbisë, Erdogan do ta vizitojë Beogradin


Pasi e hoqi taksën ndaj produkteve serbe që importohen nga Turqia, presidenti turk Recep Tayip Erdogan, do ta vizitojë Beogradin në muajin qershor.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori turk në Beograd, Tanju Bilgic, i cili ka folur me ministrin e Arsimit të Serbisë, Mladen Sarcevic, edhe për mundësinë e hapjes së një shkolle turke në Beograd.

“Këta janë vetëm hapat e parë të përgatitjes së vizitës së Erdoganit në Serbi. Jam i sigurt se ky bashkëpunim ndërmjet dy shteteve është më i mirë në histori”, ka thënë ambasadori turk.

Baby Boo