Shkurte Gashi prezanton për herë të parë partnerin dhe i bën një dedikim të veçantë për ditëlindje


Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është përkujdesur që deri më tani ta mbajë sa më hermetike jetën e saj personale. Shumë pak u kuptua rreth personit që ia ka rrëmbyer zemrën e po ashtu edhe për gjithë pritjen e ëmbël për nëntë muaj radhazi.

Artistja, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ka bërë dedikimin e parë publik për partnerin e saj, Albertin, me rastin e ditëlindjes.

“Urime dashuri, u bëfsh 100”, kanë qenë fjalët e Shkurtes.
Ajo dhe Alberti mirëpritën një djalë, gjersa çdo gjë gjatë shtatzënisë ishte bërë në mënyrë të fshehtë.

Baby Boo