A ka ujë? Rina bllokohet kur flet për historinë e saj me Rositën


Në emisionin e sotëm të NIN në Klan Kosova ishte e ftuar Rina, artistja që tashmë e njohim të gjithë pas shumë këngëve hite që ka bërë ajo.

Së fundmi ajo publikoi kengen më të re të tiltulluar “Bad Rosita”, një këngë që i kushtohej një shoqeje të saj e cila kishte rënë në dashuri me Rinën. Kjo histori dhe kjo këngë bëri bujë në media.

E sonte ajo vendosi që të flet hapur për këtë histori duke thënë: ” Historia ime me me Rositën nuk është personale, por që është pjesë në shoqërinë time. Nga kjo e pashë të arsyeshme që të sillja një projekt pak më ndryshe. Rosita do të ngelet kënga ime më e preferuar”.

E pyetur edhe për përkrahjen e saj ndaj komunitetit LGBT ajo tha se ne të gjithë jemi njerëz dhe nuk duhet të ndahemi në komunitete.
“Të gjithë jemi njerez dhe nuk e shohë të arsyeshme që të ndahemi në komunitete. Unë personalisht kam në shoqërinë time persona me orientime të tilla por që nuk më bën dëm kjo. Pavarësisht se a është i zi apo i bardhë, gej apo lesbike nuk i ndaj kurrë” është shprehur Rina”/Pa Censurë/

Baby Boo