Shkupjanja thyen rekordin shtetëror për 400m në sallë


Drita Islami nga Shkupi ka thyer rekordin shtetëror për disiplinën 400m në sallë të mbyllur!

Islami ka shkruar: “Nuk ka asgjë më të mirë se të fillosh sezonin me një Rekord Shtetëror në 400m salla të mbyllura prej 55.95, rekordi i vjetër ishte poashtu i imi 56.35.
Ky rezultat do të thotë shumë për mua pas një sezoni jo të mirë me shumë lëndime, më ktheu vetbesimin dhe më motivon të vazhdoj të thyej edhe shumë rekorde në të ardhmen.
Falenderim i madh për trajneren time Aleksandra Vojneska që ka shumë besim tek unë AFM macedonia dhe A.K “Rabotnicki” për mbështetjen”

Baby Boo