Shkupjani e ka keqpërdorur fëmijën e tij, i shqiptohet parabu*rgim!


Tre persona kanë përfunduar prapa grilave, pasi Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar paraburgim ndaj tyre, përcjell TV21. Personat në fjalë dyshohen për abuzim dhe tregti me fëmijë.

I dyshuari i parë është baba i gjashtë fëmijëve, 3 prej të cilëve janë vajza të mitura, dhe siç njoftojnë nga Prokuroria, ai një kohë të gjatë ka përdhunuar njërën prej vajzave të tij.

Njëkohësisht, e dyshuara e dytë , si nënë e fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet, në këmbim të parave e ka detyruar vajzën që të kryej marrëdhënie intime me të dyshuarin e tretë.

Përveç kësaj, babai i ka shitur vajzën një burri nga Kosova, që e ka gjetur përmes internetit.

“Pas pagesës prej 3.000 eurove, vajza është dërguar në Kosovë për martesë të detyruar. Pas dy muajsh ajo ka ardhur për të vizituar prindërit e saj, ndërsa i dyshuari i parë, duke u arsyetuar se ishte shumë larg, nuk e ka kthyer në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Tre të dyshuarve sot me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Për të miturit nën drejtimin e Prokurorit Publik kujdeset nga Qendra Ndërkomunale për Çështje Sociale – Shkup.

Baby Boo