Një shtetas i Maqedonisë është arr*estuar gjatë hyrjes në Kosovë për shkak falsifikimit të testit për Kovid-19


Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arr*estuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut sepse ai gjatë hyrjes në vend në pikën kufitare në Han të Elezit ka dorëzuar test të rremë për Kovid-19 raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pasi u arr*estua i dyshuari deklaroi se ai e kishte blerë dokumentin nga një person i panjohur në rrugë në një nga lagjet e Shkupit. Ngjarja ka ndodhur pardje 14 shtator në orën 14:50.

“Është arr*estuar një person i dyshuar burrë shqiptar i Maqedonisë së Veriut sepse gjatë kontrollit të dokumentit i njëjti ka dorëzuar test për Kovid-19 për të cilin ekziston dyshimi se është i falsifikuar. Gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i pa njohur. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në buletinin e sotëm të policisë së Kosovës.

Baby Boo