Shkupi, një ndër qytetet më të këqija në Evropë

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut – Shkupi, renditet si një prej qyteteve me cilësinë më të keqe të jetesës në Evropë për këtë vit, sipas Numbeo që ka sistemin më të madh të të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. E dyta në Evropë, pas kryeqytetit shqiptar – Tiranës, për nivelet e larta të ndotjes dhe e 18-ta në botë, fuqi e ulët blerëse, çmime të larta të banesave në raport me të ardhurat, janë disa prej faktove që e rendisin kaq poshtë Shkupin, duke e pozicionuar në pesë vendet e fundit të listës, me një indeks të cilësisë së jetës 103.27 (sipas Numbeo, sa më i lartë të jetë Indeksi i Cilësisë së Jetesës aq më i mirë është). Po të bëhet një krahasim në vite, mund të vërehet se indeksi i cilësisë së jetës vjen duke u përkeqësuar çdo vit, duke u ulur nga viti në vit.

Sa i takon vendeve të tjera të rajonit, ku përveç Kosovës dhe Malit të Zi që mungojnë në këtë renditje, të ranguara më mirë sesa Shkupi janë Zagrebi e Spliti në Kroaci me një indeks të lartë 158.79, Sarajeva e Bosnjë Hercegovinës që renditet me një indeks 119.10, e pozicionuar më mirë në Ballkan. Kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, renditet poshtë në listë me një indeks 108.21, ndërsa Tirana është e parafundit dhe kryeqyteti më cilësinë më të keqe të jetës në rajon.

Pesë vendet me cilësi më të keqe të të jetuarit në Evropë janë qytetet ruse, si Ekaterineburgu, Shën Petërsburgu, Shkupi e Tirana. Ndërsa vendet ideale për të jetuar janë tre qytetet zzviceriane, Cyrih, Bazel e Gjenevë, të cilat renditen si tre të parat në këtë listë, të pasuara nga disa prej qyteteve të vendeve skandinave ( Eindhoven në Holandë, Kopenhagën në Danimarkë), Austri e Britani e Madhe. Një prej treguesve që e rendisin poshtë Shkupin, përveç ndotjes me një indeks 82.77, ndërsa më i ulti në Europë është 13.76 (Helsinki – Finlandë), është edhe indeksi i ulët i fuqisë blerëse, indeksi i kujdesit shëndetësor.., e të tjera. sa i takon renditjes në botë, me gjithsej 255 qytete, Shkupi pozicionohet në vendin e 216, mirë se në Kinë (një vend poshtë saj) dhe më keq se në Rusi (një vend më poshtë).

Në pesë vendet e para në botë janë renditur SHBA, Zvicra, si qytetet me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë Raleigh, NC, United States; Canberra, Australia; Adelaide, Australia, ndërsa qytetet me cilësinë më të keqe për të jetuar në botë janë Dhaka, Bangladesh; Lagos, Nigeria; Tehran, Iran; Manila, Philippines. (koha.mk)

Baby Boo