Gjykatësit Vladimir Pançevski dhe Jovo Vangelovski janë ftuar në Prokurorinë themelore, për tu marrë në pyetje. Burimet nga atje tregojnë se ish-shefi i Penales dhe kryetari aktual Gjykatës Supreme duhet të japin deklarata në lidhje me keqpërdorimin e sistemit AKMIS në gjykata. Paralelisht me këtë, javën e fundit, dy prokurorët që punonin në këtë rast kanë qenë në Gjykatën themelore Shkupi 1,. Ata mblodhën të dhëna për funksionimin e AKMIS-it. Sot nuk kishte konfirmim zyrtar nga prokuroria për hapat e ndërmarrë, me një shpjegim se hetimi është ende në fazën parahetimore.
Dhe derisa prokuroria heton abuzimet e mundshme të sistemit që lejon shpërndarjen elektronike të rasteve gjyqësore, Gjykata Supreme ka nënshkruar një kontratë të re për mirëmbajtjen e AKMIS-it. Kompania Neokom nga Shkupi, si e vetmja që ka aplikuar për tenderin, do ta mirëmbajë sistemin për një periudhë njëvjeçare dhe do të paguhet 66 mijë euro për këtë. Shumica e parave do të shpenzohen për mirëmbajtjen e hardverit të sistemit, ndërsa me mjetet e mbetura do të mirëmbahet softveri.
Abuzim me funksionimin e sistemit AKMIS në gjykata vërejti edhe komisioni i formuar nga Ministria e Drejtësisë. Kontrolli tregoi se rreth 800 raste gjyqësore u ndanë në dorë, e jo në mënyrë elektronike. Megjithatë, raporti përfundimtar i komisionit nuk tregonte emra konkret të gjyqtarëve të cilët ishin në pozitë në momentin, kur janë bërë manipulimet. Paralelisht me gjykatën e rregullt, edhe Specialja ka hetim ndaj abuzimeve të mundshme të AKMIS-it. PSP ka dyshime se ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, i ka kurdisur rastet te gjyqtarë të besueshëm. PSP-ja i morri kompjuterët dhe telefonat.
Ndërkohë, Pançevski akuzoi kryeprokuroren Speciale Katica Janeva për menaxhim joprofesional të hetimit dhe mohoi se ai ka manipuluar me sistemin AKMIS.