Maqedonia edhe pas dy dekadave pa kooperativa të zhvilluara bujqësore


Edhe pas më shumë se dy dekadave Maqedonia nuk mund të lavdërohet me kooperativa të zhvilluara bujqësore. Jo vetëm që jemi larg trendeve botërore, bashkëkohore, por edhe te kooperativat ekzistuese parimet themelore të asociacioneve nuk respektohen, u tha në sesionin e sotëm të tretë të Grupit punues për bujqësi të Konventës Kombëtare për BE në Maqedoni.

“Kjo temë për të cilën nuk mund të lavdërohemi shumë. Edhe pas 20 viteve nuk mund të themi se kemi arritur sukses, veçanërisht në atë komercial, siç pritej”, theksoi profesori un universitar dhe kryetar i Shoqatës së Agroekonomistëve Vasko Haxhievski.

Sipas profesorit Jovan Azhderski, në Maqedoni asnjëherë nuk ka pasur edhe deri 1.000 kooperativa, ndërsa sot janë 38 prej të cilave një pjesë ekzistojnë vetëm në letër. Nuk kanë kapital, as nuk janë funksionale.

Ai në fillim të diskutimit u përqendrua në historiatin e kooperativës, duke përmendur se krahas tre periudhave të njohura para mes edhe pas dy luftërave botërore, duhet të definojmë edhe një – pas pavarësisë së vendit, gjegjësisht pas tranzicionit. Në periudhën kur kanë ekzistuar kooperativat e përgjithshme bujqësore, theksoi, tre kanë mundur të formojnë kooperativë.

Para të pranishmëve foli edhe drejtori i Qendrës kroate për sipërmarrësi Tomisllav Klariq. Është e nevojshme të kuptohet, tha Klariq, se kooperativa është biznes dhe e zhvillon ekonominë në vendin ku vepron.

Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ndërkaq, i cili e hapi debatin, përkujtoi se është në vijim projekti për mbështetje teknike dhe financiare të kooperativave. Projekti, siç tha, parashikon një milion euro prej të cilave prej 50.000 deri 80.000 janë planifikuar për tetë kooperativa ekzistuese dhe 12 të sapoformuara. Deri më tani janë dorëzuar 20 aplikime nga kooperativa ekzistuese dhe 32 nga subjekte të cilat dëshirojnë të formojnë kooperativa.

Grupi punues për bujqësi i cili deri më tani ka mbajtur dy sesione, i ka hapur çështjet për Programin IPARD dhe për kreditim në bujqësi.

Baby Boo