SHKUP, PARABURGIM PËR 31 VJEÇARIN DYSHOHET PËR TRAFIKIM KOKAINE

Nga MPB njoftojnë se mbi bazë të urdhërit gjyqësor më 21 qershor, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle në shtëpinë dhe disa hapësira tjera tek i padituri E.M 31 vjeç, dhe kanë gjetur dy paketime me kokain (161 gram), peshore digjitale, 22 bankënota, dy telefonë celular dhe tre SIM kartela.

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

“I padituri gjatë këtij muaji disa herë ka udhëtuar në Kosovë, prej ku ka blerë kokain, të cilën e ka futur në Maqedoni për shitje të mëtejshme. Nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake, të paditurit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e MPB.

Baby Boo