Shkup, mbi 40 shoferë të dehur përjashtohen nga komunikacioni


SPB Shkup mbrëmë nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit të sotëm ka kryer kontrollin e 304 automjeteve, prej të cilëve 197 ishin nën ndikimin e alkoolit.
Tek 43 shoferë është konstatuar prezenca e lartë e alkoolit. Siç njofton MPB, janë konstatuar edhe 48 shkelje të tjera.

Ministria e Brendshme njofton se do të vazhdojë me aksione të tilla, veçanërisht në territorin e Shkupit.

I bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Baby Boo