Kapet nga policia gruaja 32-vjeçare që hodhi mëngjesin e sotëm vajzën e porsalindur në plehra


Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Lushnjes! Një grua e re 32 vjeç, e identifikuar me inicialet A.N, ka braktisur në një prej koshave të mbeturinave vazjën e saj të lindur vetëm dy më parë.

Kanë qenë disa fëmijë endacakë që kanë gjetur foshnjen në një prej koshave, ku edhe mblidhni kanaçe e mbetje plastike çdo ditë. Menjëherë kanë lajmrëuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të personit që mund ta ketë kryer këtë akt të rëndë. Në njoftimin zyrtar për shtyp thuhet: ” Sot në datën 30.10.2018, rreth orës 08.30, në lagjen “Kongresi” Lushnje, në afërsi të Bashkisë Lushnje, pranë një koshi plehrash është gjetur një foshnje dy ditëshe e pa jetë.

U ngrit grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake dyshohet se foshnja është braktisur nga nëna e saj, shtetasja A.N, 32 vjeçe, e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje”. Siç raportohet në media, janë kushtet e vështira ekonomike të familjes Nexha, e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë, shkaku kryesor se pse nëna ka ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Baby Boo