Shkup: Mbërrijnë edhe 149 refugjatë afganë


Në RMV 450 afganë të strehuar.
Mbrëmë vonë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë arritur 149 refugjatë afganë. Bëhet fjalë për bursistë të Fondacionit “Shoqëri e Hapur” dhe qytetarë që kanë punuar në misionet ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Afganët përkohësisht do të akomodohen në Shkup derisa nuk sigurohet transferi në destinimin e tyre final. Harxhimet tërësisht mbulohen nga organizatat ndërkombëtare – njoftoi Qeveria e RMV-së.
Edhe me grupin e ri të qytetarëve afganë ishte zbatuar procedura standarde, kontrolli I sigurisë, mbështetja mjeksore, testi PCR dhe mundësia e vaksinimit.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut kanë mbërritur 450 qytetarë të Afganistanit.

Baby Boo