24 vjeçari fliste prej 1 viti në internet me “Irenën”, por zbuloi se ishte një burrë 64 vjeçar dhe i dha fund jetës


Danieli, 24 vjeç, nga Forli, Itali, i dha fund jetës së tij në shtator 2021 pas një romance virtuale me një vajzë pas së cilës dyshohet se fshihej një burrë 64-vjeçar. Prindërit tani duan drejtësi. Burri bisedoi me Danielin për një vit dhe hiqej sikur ishte “Irena”. I dërgoi 8 mijë mesazhe dashurie, me premtime për martesë e fëmijë dhe plot imazhe të një 20-vjeçareje të bukur, por inekzistente.

Pikërisht në një nga fotot e “Irenës” të postuara në një faqe interneti, Danieli u ndesh një ditë. Kështu ai i kërkoi shpjegim “vajzës”, por ajo ia preu shkurt duke “i dhënë duart” përfundimisht. Kështu Danieli i dha fund jetës duke i lënë një letër familjes së tij: “Nuk ju thashë kurrë, por ju dua sa gjithë bota…”. Vetëm atëherë mamaja dhe babai zbuluan jetën paralele të djalit të tyre. Dhe tani ata duan drejtësi. I ndjekur nga i dërguari i emisionit “Le Iene”, 64-vjeçari nga ana e tij u justifikua fillimisht duke pretenduar se “ishte shaka.

“Nuk doja që të përfundonte kështu”, më pas duke i përmendur përgjegjësinë Danielit: “Nëse ka pasur probleme me trutë, nuk është faji im” dhe ka folur për lidhjen e rreme si një “lojë që zgjati jo pak”. Në “Resto del Carlino”, burri tha: “Jam i lodhur, po më shkatέrrojnë jetën”.

Baby Boo