Shkup, 31 aksidente komunikacioni gjatë fundjavës


Një këmbësorë, një vozitës i motoçikletës dhe një shofer automjeti kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 kanë përfunduar me lëndime të lehta në 31 aksidente që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar në qytetin e Shkupit. Në 17 aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas raportit policor 138 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 40 nën ndikimin e alkoolit, 43 shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shoferë fillestarë, njofton Koha.mk.

Nga komunikacioni është përjashtuar edhe një automjet në gjendje të parregullt dhe 31 të paregjistruara.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 189 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me veturën speciale “karrotrec” janë larguar 119 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe pesë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, tre të cilën nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, tre për rreshtim jo të rregullt, dy për parakalim jo të rregullt dhe një shofer për mos dhënie përparësi kalimi automjeteve në zonën e udhëkryqeve.

Baby Boo