Shkruaj bukur, shkruaj shqip (Leksioni 3)


Përpunuar nga Mr. Donika Bakiu

Emrat femërorë me temë – i Emrat femërorë që përfundojnë me temë – i janë: liri, bukuri, shtëpi, dhi, dituri, veti, selvi, fjali, teori, fotografi, gjini, stoli, malësi, mërzi , kuti , lavdi, koloni etj. , te të cilët – i – ja fundore është e theksuar.

Mbarë emrat e këtij tipi në trajtën e pashquar dhe të shquar njëjës i marrin drejtpërdrejt nga tema mbaresat rasore dhe nyjore pa ndërmjetësimin e tingullit eufonik – i.

Në rastet e zhdrejta të trajtës së pashquar e marrin mbaresën rasore – e. – si ( i , e , të \ prej ) një dhie , shtëpie, bukurie etj., kurse në trajtën e shquar marrin mbaresën nyjore – së si ( i, e , të \prej ) dhi- së, shtëpi- së, bukuri-së etj. Dhe në rasat e drejta mbaresat nyjore -a për emëroren dhe -në për kallëzoren si dhi-a\ dhi-në, shtëpi-a\ shtëpi-në, bukuri-a\ bukuri-në etj. Këta emra s’e marrin në mes temës dhe mbaresës nyjore përkatëse tingullin eufonik -i- as atëherë kur ndonjë prej tyre përdoret si emër i përveçëm si Ermali, Lavdi, Liri, Iliri etj.; Ermalia, Lavdia, Liria, Selvia etj.; ( i, e , të/ prej) Ermalisë, Lavdisë, Selvisë etj.; Ermalinë, Lavdinë, Selvinë etj. Që të gjithë këta emra në numrin shumës e kanë të njëjtë trajtën e pashquar me njëjësin, kurse në trajtën e shquar e marrin drejtpërdrejt mbaresën nyjore të shumësit -të si një \ dy qershi – qershi- të , një/ dy dhi – dhi-të, një\ dy shtëpi – shtëpi – të etj. ( dhe jo: qershi-a -t , shtëpi-a-t etj.).

Baby Boo