Albërie Hadërgjonaj do të futet në Big Brother VIP


Është bërë zyrtare tashmë që muajin tjetër do të fillojë spektakli i shumëpritur Big Brother VIP.
Personazhe të njohur do të futen në një shtëpi të vëzhguar nga telekamerat, ku do të luftojnë për çmimin e madh në fund të spektaklit, i cili është 100 mijë euro.

Një nga emrat e përfolur që mund të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është edhe këngëtarja e njohur nga Deçani, Albërie Hadërgjonaj.

“Prive” në një nga kronikat e përjavshme e ka cilësuar si të vërtetë lajmin, ku thuhet se Hadërgjonaj ka vendosur që ta sprovojë veten e saj edhe në këtë spektakël.
Thuhet se ftesa për të qenë pjesë e programit i ka shkuar edhe këngëtarit tjetër të njohur, Robert Berisha, por që për shkak të angazhimeve nuk dihet se sa do të jetë në gjendje që ta pranojë.

Baby Boo