Shkruaj bukur, shkruaj shqip (Leksioni 2)


Përpunuar nga Mr.Donika Bakiu

1.Shkruaj: GJITHMONË ndajf. E jo Gjithëmon , gjithmon

1. Gjatë gjithë kohës, përherë, vazhdimisht; gjithnjë. Mbetet gjithmonë i pavdekshëm. Nuk kalohet gjithmonë kështu. Gjithmonë për këtë ka menduar. Gjithmonë në zhvillim (në rritje).

2. Çdo herë, në çdo rast, në çdo kohë, kurdoherë, gjthnjë. Gjithmonë vjen me kohë. Gjithmonë ka dalë i pari. Gjithmonë aty e gjen. E porosit gjithmonë. Si gjithmonë si çdo herë tjetër.
Pothuaj gjithmonë shumë shpesh.

3. përd. pj. Gjithnjë. Gjithmonë po aty. Gjithmonë e më mirë.

2.Shkruaj: MIRË f. E jo mir

1. Gjendje e mirë a e kënaqshme, në të cilën ndodhet dikush; mirësi, mirëqenie, mbarësi; kund. e keqe, e ligë. Ia do të mirën. E mira e të mirave më e mira. Të mirën të gjithë e duan. I ka ardhur (i trokiti) e mira në derë. Hapi derën së mirës! I ra së mirës me shkelma. E mira s’ka fund. Ju ardhshim për të mirë! ur. Për të mirë! ur. përdoret kur pimë kafenë a ndonjë pije tjetër, në një vizitë ngushëllimi etj. në kuptimin «Ju ardhshim në raste gëzimi! për gëzim!».

Shkruaj:THELLË mb. E jo thell

1. Që ka largësi të madhe nga lart poshtë, duke u nisur nga sipërfaqja e tokës a e ujit; që shkon shumë poshtë sipërfaqes, që ka thellësi; që është, që bëhet a që futet në thellësi; që e ka fundin shumë poshtë nga pjesa e sipërme ose nga buzët, kur e krahasoj më me sende të tjera të njëllojta, që nuk është i nderë a i përfushtë; i futur mjaft a shumë brenda; kund. i cekët. Gropë e thellë. Hendek (pus) i thellë. Minierë e thellë. Lumë (det, liqen) i thellë. Në vende (në shtresa) të thella. Tas i thellë. Pjatë (tepsi) e thellë. Lërim (punim, shpim) i thellë. Rrënjë të thella. Me sy të thellë. Rrudha të thella. Plagë e thellë.

Baby Boo