Detaje nga vrasja makabre në Shkup: Djali me thikë e ka shpuar në kokë dhe trup babain e tij


Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 28-vjeçarit të dyshuar për veprën penale të vrasjes.

Gjatë dhunës në familje, më 7 nëntor, i dyshuari vrau babain e tij, duke i shkaktuar me thikë plagë të shumta në trup dhe kokë. Në momentin që viktima ka tentuar të mbrohet, duke lëvizur në drejtim të korridorit, është rrëzuar përtokë dhe i dyshuari ka vazhduar ta godasë me thikë në të gjithë trupin derisa ka ndërruar jetë. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për shkak se ekzistojnë baza ligjore që tregojnë se masa e paraburgimit është e nevojshme për mbarëvajtjen e procedurësdhe për sigurimin e prezencës së të dyshuarit”, njoftoi Prokuroria Publike.

Baby Boo