Shkrijelj: Dekretet e qeverisë mbeten në fuqi, çerdhet do të hapen kur ….


Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Qeveria është duke duke punuar protokollin që do të lejojë rihapjen e kopshteve dhe funksionimin e tyre të sigurt, tha sot në një konferencë për shtyp zv/ministrja për Punë dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijelj.

“Në çdo rast, ne duam të theksojmë se fëmijët nuk do të lihen pa mbikëqyrje. Pra, shërbimet që janë në dispozicion, pavarësisht nëse kjo nënkupton rihapjen e kopshteve ose vazhdimin e masave që janë në fuqi, respektivisht lirimi nga puna e njërit prind që kujdeset për fëmijë që shkojnë në çerdhe, ose për ndonjë fëmijë deri në moshën 10 vjeç, këto masa janë akoma në fuqi dhe ato vazhdojnë aplikimin e tyre”, theksoi mes tjerash Shkrijelj.

Baby Boo