Shkodër rëmbehen qytetarët nga dy tre orë!


Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se gjendja e kriminalitetit në Shkodër është shumë e rëndë.

Në studion e “Ora News”, Sokolaj u shpreh se në qytetin verior ndodhin përplasje me armë mes bandave dhe rrëmbime personash për të cilat policia nuk ka dijeni.

Sokolaj tha se të gjashtë vrasjet në Shkodër kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Problem janë edhe gjobëvëniet, jo vetëm vrasjet. Kam informacione se në Shkodër ndodhin shkëmbime zjarri dhe rrëmbime për dy-tre orë derisa çështjet zgjidhen, dhe për këto ngjarje policia nuk ka dijeni. Nëse policia nuk godet kriminelët këto ngjarje do të vijojnë.

Ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, gjashtë vrasjet përjashto vrasjen e bashkëshortes së ish policit që nuk ishte e implikuar në krime, janë rrjedhojë e njëra-tjetrës. Një punë e mirë e policisë, do të çonte në zbardhjen e të gjithë këtij zinxhiri ngjarjesh”, u shpreh gazetari Sokolaj.