Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair do të bëhet me 6 korsi, Shilegov e Ganiu promovuan projektin (VIDEO)


Qyteti i Shkupit sot filloi procedurën e prokurimit publik për përgatitjen e projektit themelor për rikonstruimin dhe ndërtimin e Bulevardit Cvetan Dimov në komunën e Çairit, nga kryqëzimi me rrugën John Kennedy deri në udhëkryqin me Bulevardin Nikola Karev.

Projekti parashikon një zgjidhje moderne të bulevardit me 6 korsi, 3 në një drejtim, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim dhe ndriçim të ri përgjatë gjithë rrugës prej 1,100 metrash. Me rëndësi të veçantë është fakti që kjo lëvizje është planifikuar të kalojë në itinerarin e dytë të sistemit BRT të transportit me autobus me shpejtësi të lartë që do të drejtohet nga Buteli deri në Kisela Voda.

Baby Boo