Shkodër: Hajdutët shkojnë të grabisin një shtëpi, masakrojnë pronarin dhe përleshen me policinë


Grabitje me armë në Shkodër. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç, raporton Panorama.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”. Grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62 vjeçarin dhe i kanë kërkuar para.

I kanë thënë se “do të vrasim” por Veseli i është përgjigjur duke i thënë po të doni më vrisni se para nuk kam.

Pas një njoftimi nga komshinjtë për 3 minuta policia ka mbërritur në vendngjarje. Pas një përleshjeje fizike me policinë njëri prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj u arrestua aty afër.

Policia ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë. 62-vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup.

Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Autorët nuk patën kohë të grabisnin asgjë në shtëpi duke dështuar në misionin e tyre. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Baby Boo