Shkëputet ashensori i pallatit në Tiranë, lë*ndohen dy gra


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në një pallat në Tiranë. Rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dë*mtuar shtetasja M.Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi he*timor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.