Shkëndija-Shkupi nesër në Tetovë, bileta falas


KF Shkëndija njofton se në derbin e nesërm ndaj FC Shkupi, biletat do të jenë falas. Ndeshja do të mbahet nesër me fillim nga ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

“Njoftojmë të gjithë ata që e kuptojnë futbollin dhe e duan atë për vlerat që ka dhe që promovon, ta ndjekin këtë derbi, jo në rrjetet sociale, por në Stadiumin e Qytetit në Tetovë, duke treguar respekt dhe mirësjellje për secilin që do të jetë prezent, virtyte këto që futbolli i promovon në botën moderne. Me këtë rast njoftojmë tifozët se hyrja në të gjitha tribunat e stadiumit do të jetë FALAS!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KF Shkëndija.

Baby Boo