‘Teoria’ e guverantorit në Meksikë: Koronavirusi nuk prek të varfërit


Guverantori i Pueblas në Meksikë, Miguel Barbosa ka deklaruar se koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID-19 prek më shumë të pasurit sepse të varfrit sipas tij janë imunë.

“Shumica janë njerëz të pasur. Nëse jeni i pasur, jeni në rrezik. Nëse jeni i varfër, jo, ”tha Barbosa. “Ne njerëzit e varfër, jemi imunë.”, shtoi ai teksa raportonte të dhënat e fundit të të prekurve.

Barbosa mesa duket po bazohej në një stereotip të vjetër meksikan se standardet e dobëta të kanalizimeve mund të kenë forcuar sistemin e tyre imunitar duke i ekspozuar ato ndaj baktereve.
Megjithëse sipas guvernatorit, koronavirusi mund të shquajë statusin social të njerëzve në të pasur ose të varfër, nuk ka ende prova shkencore që sugjerojnë se të varfërit të jenë imun ndaj virusit që po shkakton sëmundjen COVID-19 në të gjithë botën.

Deri tani në Meksikë virusi ka prekur 475 persona, nga të cilët 6 kanë humbur jetën dhe 4 janë shëruar.

Baby Boo