Shkëndija gjunjëzoi Vardarin


Ekipi i Shkëndijës nga Tetova ka siguruar fitore të thellë ndaj Vardarit me rezultat 5:1 në hapjen e xhiros së 9-të të Ligës së parë.

Kuqezinjtë nga Tetova e kanë arsyetuar rolin e favoritit në këtë ndeshje, ndërsa golat për skuadrën e Ernest Gjokës kanë qenë vepër e Ramadanit, Ibrahimit, Totres dhe dy golat e Ahmedit, ndërsa golin e vetëm për Vardarin e shënoi Popzllatanov.

Shkëndija me gjashtë fitore dhe tre ndeshje baras është lider i tabelës me 21 pikë, ndërsa Vardari për momentin gjendet në pozitën e 8-të me vetëm 11 pikë të grumbulluara.

Baby Boo