Shkëndija firmos me Kostantin Çeshmexhiev


Ajo që flitej ditëve të fundit, sot KF Shkëndija e zyrtarizoi, duke firmosur kontratë me mbrojtësin Kostantin Çeshmexhiev nga rradhët e Akademia Pandevit. “Kuqezinjët” sigurojnë firmën e ish-kapitenit të përfaqësueses U21 të Maqedonisë me të cilin pritet të rritet konkurenca në fazën defanzive. Bëhet fjalë për futbollist të dalë nga Akademia e Rabotniçkit, ndërsa ka luajtur edhe për Pelisterin dhe Makedonija Gj.P.

“Është nder i madh të jesh pjesë e KF Shkëndija, kampion aktual dhe fitues i Kupës së Maqedonisë. Falemenderoj personat përgjegjës të KF Shkëndija që më japin shansin dhe besimin që do më japin. Ndjenja është e mrekullueshme, firmos me një prej klubet më të mira në vendin tonë”, deklaroi Kostantin Çeshmexhiev.

Baby Boo