Shkelja e orës policore, ja sa persona arrestohen brenda 24 orëve


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 66 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 45 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 116 personave ndërsa 35 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Baby Boo