Shkatërruan materialin zgjedhor, Ejup Alimi dhe Ismet Guri i BDI-së sot para trupit gjykues


Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë e re për rastin “Titanik 3” i Prokurorisë Speciale Publike, në të cilin si të akuzuar janë koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi dhe pjesëtari tjetër i kësaj partie, Ismet Guri, për veprën penale “shkatërrim të materialit zgjedhor”, njofton Portalb.mk.

Veprën penale, Alimi dhe Guri e kanë kryer deri sa kanë qenë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Çair.

Në seancën e kaluar, të akuzuarit edhe pse deklaruan se e kuptojnë aktakuzën e prokurores speciale, Fatime Fetai, sërish nuk ndjehen fajtor.

Në bazë të veprës penale “shkatërrim të materialit zgjedhor”, të akuzuarit kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor, janë përpjekur që të falsifikojnë votën e qytetarëve të Çairit, duke pasur për qëllim të arrijnë fuqi politike.

Avokatët mbrojtës, kanë deklaruar se me fakte do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtor.

Baby Boo