Shkarkohet zyrtarja që tha se gratë mund të mbeten shtatzënë nëse notojnë në një pishinë me burrat


Një zyrtare e mbrojtjes së fëmijëve në Indonezi, është shkarkuar nga posti pasi teksa paralajmëronte kundër shtatzanive të padëshiruara, tha se gratë mund të mbeten me barrë edhe nëse notojnë në të njëjtën pishinë me burrat.

Sitti Hikmawatty bëri pretendimin e saj absurd teksa këshillonte gratë se mund ta pësojnë edhe “pa depërtim”, nëse bënin banjë në ujë me seksin e kundërt.

Komentet e Hikmawatty, u bënë objekt talljesh ndërkombëtare dhe autoritetet nisën hetimet. Ata i dhanë asaj zgjedhjen mes dorëheqjes ose shkarkimit.

Sitti kishte bërë komentet impresionuese në një intervistë muajin e kaluar, ku mes të tjerash tha: “Ka një tip veçanërisht të fortë të spermës së mashkullit … që mund të shkaktojë shtatzani edhe në një pishinë banje. Edhe pa depërtim seksual, burrat mund të pësojnë eksitim dhe ta lëshojnë në ujin e pishinës, duke shkaktuar shtatzani të padëshirueshme”.

Më tej ajo shtonte: “Askush nuk e di me siguri sesi reagojnë burrat kur shikojnë gratë në një pishinë publike.”

Por paneli i autoriteteve vendosi se Sitti nuk ishte më e aftë për postin e saj.

Komisioni vendosi se ajo “kishte shkaktuar një reagim të gjerë publik, jo vetëm nga qytetarët e vendit por dhe nga jashtë, në formë dënese dhe talljesh, që kishin shkaktuar pasoja mbi komisionin dhe shtetin”.

Një nga komentuesit e vendimit thoshte: “Urime! Tashmë je e famshme në të gjithë botën për budallallëkun tënd!”

Kontracepsioni është një temë delikate në Indonzinë muslimane, me rregulla strikte për seksin e seksualitetin.

Baby Boo