Ju tregoj eksperiencën time me testimi për COVID-19 në LOAR!


Deri në Pa Censurë:

Dua te ndaj me ju shqetesimin tim,

Pas vdekjes së një bashkëqytetarit tonë të diagnostifikuar me Covid19, është testuar e veja e të ndjerit. Testi i kryer në Acibadem Sistina Hospital më datë 30.06.2020 në ora 13.27, ka nxjerrë rezultatet të njëjtën ditë në ora 18.48, ku zonja ka rezultuar POZITIVE me Covid19.

Një javë më vonë, me datë 06.07.2020 në ora 08.50 zonja është testuar në Laboratorin Molekular LAOR Laboratorët diagnostik në Tetovë, dhe rezultatet i ka marrë me datë 07.07.2020 në ora 12.00 ku ka rezultuar NEGATIVE.

Testimin e ka përsëritur me 11.07.2020 në ora 09.05 dhe rezultatin e ka pranuar më 13.07.2020 në ora 12.00 ku është vërtetuar se zonja nuk është e infejtuar me Covid19, pra përsëri ka rezultuar NEGATIVE.

Pasi ka pranuar rezultatin e dytë negativ, zonja ka udhëtuar për në Norvegji, ku ka kryer dy testime shtesë, me 14.07.2020 dhe më 23.07.2020 dhe në të dyja rastet rezultati ja qenë NEGATIV, pra nuk janë gjetur as gjurmë të prezencës së virusit në organizmin e zonjës e as antitruptha.

Mesazhi i dërguar është më poshtë, kurse fotot janë të dokumentave të zonjës.

Bëni kujdes ku testoheni. Jo çdo test PCR është testi i duhur. Acibadem Sistina ju merr 5800 denarë për një test që ka dhënë rezultate të gabuara. Ne u interesuam në LAOR në Tetovë, dhe ata thanë që çmimi i testimit në këtë laborator është 3660 denarë dhe se testet janë PCR por shumë më të saktë sipas disa parametrave që ne nuk i kuptojmë, por që teknikët e mjekësisë dhe mikrobiologjisë mund t’i sqarojnë më mirë.

buri I hallës Time ndroj jet Zoti e din prej qka po testi I ber ne Sistina ka fal pozitive dhe esht dergu ne spitalin e shtetit shkup,edhe halles time i kan then e ke po I njejti spital,tash ajo e ka bere ne norvegji gjith teste qe mund ti shifni dhe ju,dhe ka dal se nuk e ka pas fare hiq virusin,ju lutem shperndaje qe ta shofen krejt se ato jan te i mashtru gjith

Baby Boo